75 Mall Live Search
22:32 / E Diele, 14 Janar 2024 / Gj. Sh

25-vjetori i Masakrës së Reçakut, kjo është agjenda e Osmanit për nesër

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 25-vjetorit të Masakrës së Reçakut, nesër do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak.

Këto homazhe, Osmani do t’i bëjë me fillim nga ora 08:30.

Pas homazheve, duke filluar nga ora 09:30, presidentja Osmani do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim në Akademinë Përkujtimore, në 25 vjetorin e Masakrës së Reçakut.

Në masakrën e Reçakut, më 15 janar 1999 u vranë 45 shqiptarë nga me 15 janar 1999. Masakra u organizua dhe u krye nga forcat policore, ushtarake dhe paraushtarake serbe. Serbia refuzon të ketë kryer këtë masakër.