75 Mall Live Search
09:40 / E Hënë, 15 Janar 2024 / L K

Belotti po jepte intervistë pas ndeshjes, Mourinho i thotë se çfarë po bën ti këtu

Sulmuesi i Romës, Andrea Belotti ishte i vetmi që doli para kamerave mbrëmjen e kaluar pas humbjes me Milanin.

Gjersa po jepte intervistë në tunelin e stadiumit, Mourinho kalon andej dhe e takon atë.

“Çfarë po bën akoma këtu? Të gjithë po shkojnë në autobus” e pyeti trajnerin lojtarin italian.

Më pas Belotti nuk vonoi shumë dhe përfundoi intervistën për Sky Sport.

Belotti luajti 30 minuta në humbjen 3 me 1 nga Milani./Indeksonline/