IKShPK i bën thirrje qytetarëve: Ajri jo i shëndoshë, të kenë kujdes personat e ndjeshëm

Insituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë thirrje që personat e ndjeshëm të mos i ekspozohen këtij ajri duke mos dalë në vende me ajër të ndotur në mëngjes dhe mbrëmje, dhe të mos i ajrosin shtëpitë e tyre kur ajri është kaq i ndotur.
“Kujdes për personat e ndjeshëm! Ajri jo i shëndoshë!” shkruan në postimin ku janë ndarë disa këshilla dhe udhëzime rreth të mbrojturit nga ajri i ndotur.