75 Mall Live Search
23:25 / E Hënë, 15 Janar 2024 / Gj. Sh

Zbulohen votat e Amir Rrahmanit për çmimin “The Best”, befason me përzgjedhjen

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani ka qenë pjesë e votave për çmimin e madh nga FIFA, “The Best”.

Amir Rrahmani ka votuar sulmuesin e Napolit, Victor Osimhen si më të mirin.

Kapiteni “Dardan” gjithashtu ka votuar edhe bashkëlojtarin tjetër te ekipi italian, Khvicha Kvaratskheila.

Kurse votën e fundit ia dha lojtarit të Kombëtares së Argjentinës, Lionel Messi.

Kujtojmë që pikërisht Lionel Messi ishte fitues i këtij çmimi, duke mposhtur dyshen: Erling Haaland dhe Kylian Mbappe.