Shpërthimi në veri, ende nuk ka të dyshuar

Ende nuk ka të dyshuar për shpërthimin e mbrëmshëm në veri të Mitrovicës. Si pasoj e hedhjes së një granate dore në orët e vona janë plagosur dy persona.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani ka thënë për Indeksonline se lidhur me këtë rast ende nuk është arrestuar ndonjë person dhe se ende nuk ka të dyshuar për rastin.
“Jemi dyke punur në drektim të ndriçmimit të rastit të mbrëmshëm”, tha Elshani. “Ende nuk ka të arrestuar, derisa nuk kemi arsye të besojmë që ky rast ka lidhje me çështje etnike. Granata ka shpërthyer jashtë hotelit Bisevac, derisa tre persona kanë qenë duke hyrë në veturë”, tha Elshani.