75 Mall Live Search
21:02 / E Martë, 16 Janar 2024 / L K

Osmani thotë se Kosova është e gatshme të frenojë çdo agresion potencial nga Serbia

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, që është komandante supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka folur edhe për sigurinë në vend. Mes tjerash, ka siguruar qytetarët e Kosovës se institucionet e vendit janë të gatshme të frenojnë çdo agresion të mundshëm nga Serbia.

“Pas aktit të agresionit dhe terrorizmit të 24 shtatorit të sponsorizuar nga Serbia, fokusi duhet të jetë vënia e të gjithë autorëve para drejtësisë në Kosovë, marrja e garancive të forta të sigurisë, frenimi dhe masa ndaj Serbisë për veprimet e saj. Serbia ka kohë që po përgatitet për aneksimin e veriut të Kosovës, ndaj përfshirja e Kosovës, fillimisht në Partneritetin për Paqe, e më pas edhe në NATO është një preventivë dhe parakusht për paqe e stabilitet në të gjithë rajonin”, tha presidentja Osmani për Reporteri.net.

Tutje, ajo shtoi se “nëse nuk ndërmerren veprime nga institucionet euroatlantike dhe aleatët, Serbia do të trimërohet nga mosndëshkimi për të vazhduar me agresionin e saj kundër Kosovës dhe destabilizimin e rajonit”.