75 Mall Live Search
09:50 / E Mërkurë, 17 Janar 2024 / k.v

Arrestohet një serb në Prizren, me 5 euro tentoi t’i korruptojë policët për të mos e gjobitur

Me date 16.01.2023, rreth orës 16:30  një patrulle policore e Njësisë e së Rregullimit të  Komunikacionit Rrugor, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, në fshatin Piranë të Prizrenit ka ndaluar një kamion me tabela të Serbisë për shkak të tejkalimit të shpejtësisë.

Shoferi kamioni I. V. I lindur në vitin .1983 në Krushevac – Serbi, Shtetas Serb,  pasi është ndaluar nga patrulla policore dhe i janë kërkuar dokumentet, ai bashke me dokumente jep edhe një kartëmonedhë prej pesë (5) eurove.

I njëjti është prangosur nga policia dhe është dërguar në Stacionin Policor Prizren Veri.

Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës me urdhër të  Prokurorit Kujdestarë të njëjtit i është dhënë  aktvendimi për ndalim për 48 ore.

Kundër të njëjtit është dërguar kallëzim penal për  veprën penale “Dhënia e ryshfetit” Neni 422 I Kodit Penal  të Republikës së Kosovës./IndeksOnline/