75 Mall Live Search
09:55 / E Mërkurë, 17 Janar 2024 / Gj. Sh

Chelsea po e afron një sulmues të ri, “lëkundet” e ardhmja e Armando Brojës

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja mund të largohet nga Chelsea gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mediat angleze raportojnë se skuadra e Wolves është duke e monitoruar situatën e sulmuesit “kuqezi” dhe tashmë i kanë bërë ofertë, shkruan Indeksonline

Wolves ka kërkuar sulmuesin e “Bluve të Londrës” në formë huazimi gjashtë muaj dhe kjo mund të ndodh nëse te Chelsea vjen një sulmues i ri.

Po flitet se Karim Benzema është një kandidat potencial që mund ta zë pozitën e sulmuesit te ekipi i Pochettinos./Indeksonline/