75 Mall Live Search
11:55 / E Mërkurë, 17 Janar 2024 / L K

Kjo ishte dasma e parë mbretërore e vitit 2024 (Pamje)

Princi Mateen i Bruneit dhe Anisha Isa Kalebic tashmë janë zyrtarisht burrë e grua. Dasma e tyre zgjati dhjetë ditë. Festivali filloi më 7 janar me një ceremoni tradicionale.

Dasma e vërtetë më në fund u zhvillua të dielën në Pallatin Istana Nurul Iman. Rreth 5000 të ftuar ishin mysafirë në këtë dasëm mbretërore, shkruan Indeksonline.

Përveç unazës së madhe të martesës dhe vathëve me diamant, nusja mbante një diademë, vlera e së cilës llogaritet në 10 milionë dollarë.

Bizhuteri, i vendosur në ar të bardhë, ka 132 karat dhe është i vendosur me 838 diamante./Indeksonline/