Alaudini e Liberta u përgjigjen fansave edhe në pyetjet me ‘specë’, kanë dy ekskluzive

Dy moderatorët e shumë pëlqyer nga publiku shqiptar Alaudin Hamiti dhe Liberta Spahiu shquhen për miqësinë e tyre.
Ditën e sotme kanë vendosur që të hapin një pyetësor në llogaritë ku i kanë lenë ndjekësit t’i pyesin fansat se çfarë kanë dëshirë të dinë më shumë rreth jetës personale po që nuk shpëtuan as nga ato private, shkruan Indeksonline.
Liberta nga Instagrami i Alaudinit zbuloi që nga ky vit nuk do jetë moderatore e emisionit ‘Prive’ dhe se në vend të saj do jetë dikush tjetër.
Ndërsa në pyetjen më ‘specë’ kur u pyet për lidhje serioze ajo tha se të gjitha lidhjet kanë serioze por rrugës ndodhin aventura…
Alaudini nga Instagrami i Libertes dha lajmin që pritej me padurim nga fansat.
Ai zbuloi se këtë sezonë të “BBVK” do të jenë katër finalist krahasuar me atë të vitit të kaluar të cilët ishin pesë.
Ndërsa shuajti edhe kureshtjen për Blerandon duke zbuluar që ai nuk ka lidhje familjare me të./Indeksonline/