75 Mall Live Search
16:47 / E Mërkurë, 17 Janar 2024 / LB

Lajçak takohet me Vuçiqin në Davos

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të mërkurën se e ka takuar të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, për me të cilin ka biseduar për procesin e dialogut.

Dy zyrtarët kanë zhvilluar takime në Forumin Ekonomik Botëror, që po mbahet në Davos të Zvicrës

“Bisedë e hapur me Miroslav Lajçakun për situatën në Kosovë dhe kërcënimet me të cilat përballet popullata serbe çdo ditë, të cilat kërcënojnë paqen dhe stabilitetin e rajonit”, ka thënë Vuçiq përmes një postimi në Instagram.