Stone zbulon një ‘sekret’ të serialit “Barbie”

Barbie e aktores Margot Robbie është padyshim filmi më i madh i vitit 2023. Megjithatë, nuk ishte përpjekja e parë për të futur në kinema një film të frymëzuar nga kukulla ikonë e Mattel.
Ne tashmë e dimë se Amy Schumer dhe Anne Hathaway ishin të dyja të lidhura me versionet e mëparshëm të një filmi Barbie.
Rezulton se aktorja Sharon Stone ka realizuar gjithashtu një film për personazhin në fjalë që në vitet ’90. Mjerisht, filmi i saj u prit me një reagim të ndryshëm.
Duke postuar në Instagram, Sharon iu përgjigj një videoje të yllit të Barbie, America Ferrera, duke pranuar çmimin #SeeHer në Critics Choice Awards 2024 në fillim të këtij muaji.
“Unë u qesha nga studioja kur erdha me idenë e Barbiet në vitet ‘90 me mbështetjen e kreut të Barbie”, reflektoi ajo në mbishkrimin e saj. Ajo vazhdoi duke lavdëruar kastin, duke shkruar: “Sa larg kemi arritur, faleminderit zonja për guximin dhe qëndrueshmërinë tuaj”.