Nuk i “dhezi” Turqia, Arbër Zeneli largohet nga Adana Demirspor

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli është larguar nga Adana Demirspor.
Klubi ka njoftuar Federatën e Futbollit të Turqisë se lojtari kosovar nuk është më pjesë e Adana Demirspor, shkruan Indeksonline
Edhe pse kishte nënshkruar kontratë deri në vitin 2026, Zeneli u detyrua ta ndërpresë bashkëpunimin me klubin nga Superliga e Turqisë.
28-vjeçari gjatë këtij sezoni ka zhvilluar 13 paraqitje me ekipin turk dhe ka bërë vetëm një asist.
Tani Zeneli është lojtar i lirë dhe mund të zgjedh cilëndo skuadër për të ardhmen e tij./Indeksonline/