75 Mall Live Search
13:13 / E Enjte, 18 Janar 2024 / k.v

Bie kulmi i ndërtesës së Komunës së Prishtinës, dyshohet për të lënduar rëndë (Video/Foto)

Një person dyshohet se ka pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e rënies së kulmit të ndërtesës së re të Komunës së Prishtinës e cila ndodhet në lagjen “Arbëria”.

Kulmi ndodhet ende në mes të rrugës i cili ka shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale nëpër vetura.

Policia e Kosovës ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

IndeksOnline është në pritje të përgjigjes zyrtare të policisë…