75 Mall Live Search
16:53 / E Enjte, 18 Janar 2024 / Gj. Sh

Gjendet një grua pa shenje jete në Gjakovë

Një grua është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së saj, në rrugën “Fitim Domi”, në Gjakovë.

Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ku tha se trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Rreth orës 13:30 është raportuar se viktima femër e moshës madhore është gjetur pa shenja jete, në oborrin e shtëpisë së saj në rrugën “Fitim Domi” në Gjakovë (personeli mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen).

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe aktualisht janë duke u ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rast “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, ka thënë Elezaj për Indeksonline.