PSG arrin marrëveshje për talentin brazilian

Skuadra e PSG-së ka arritur marrëveshje me skuadrën e Corenthiansit për transferimin e talentit Gabriel Moscardo.
Lajmin e ka konfirmuar presidenti i Corenthiansit, Augusto Melo, shkruan IndeksOnline.
“Marrëveshja është bërë. Moscardo është shitur te Paris Saint-Germain. Historia ka mbaruar”, ka thënë Jogo Aberto.
Mesfushori 18-vjeçar ka luajtur 18 ndeshje këtë sezon me skuadrën braziliane, ku ka shënuar një gol dhe një asist./IndeksOnline/