75 Mall Live Search
21:32 / E Enjte, 18 Janar 2024 / Gj. Sh

Barcelona fiton me përmbysje ndaj Unionistas, kalon në çerekfinale të Kupës së Mbretit

Barcelona ka kaluar në çerekfinale të Copa Del Rey.

Skuadra katalanase në 1/8 e finale shënoi fitore në udhëtim ndaj skuadrës së Unionistas, me rezultat 3-1, shkruan IndeksOnline.

Vendasit ishin të parët që kaluan në epërsi, me golin e Alvaro Gomez në minutën e 31-të.

Ferran Torres barazoi shifrat në minutën e 45-të duke i quar skuadrat në pushim me barazim.

Barcelona e përmbysi rezultatin në minutën e 69-të, me golin e Jules Kounde.

Katër minuta më vonë Alejandro Balde vulosi fitoren e blaugranave./IndeksOnline/