75 Mall Live Search
08:10 / E Premte, 19 Janar 2024 / Gj. Sh

Konfirmohet: Një legjendë “kuqezi” emërohet trajner i Kombëtares së Shqipërisë U19

Kombëtarja e Shqipërisë në grupmoshat e reja U19 nuk e ka nisur aspak mirë fazën kualifikuese të Europianit, me ekipin kuqezi që në 3 ndeshjet e para ka marrë 3 humbje. Teksa kthesa mendohet të bëhet me ndryshime, të cilat fillojnë nga trajneri.

Ervin Bulku nuk do të jetë më trajner i Shqipërisë U19. Në rrjetet sociale tashmë është konfirmuar se në dorë ekipin do ta marrë Bledi Shkëmbi, shkruan Indeksonline

Ish-lojtari i Skënderbeut pritet të jetë “timonieri” i ri i kuqezinjve të talentuar, me zyrtarizimin që pritet të bëhet shumë shpejt edhe nga FSHF-ja.

Për Shkëmbin kjo nuk do të jetë aventura e parë si trajner. 44-vjeçari më parë ka drejtuar ekipe si Liria dhe Ballkani në Kosovë, por edhe Teutën dhe Dinamon në Shqipëri./Indeksonline/