“Sa i mirë që jam”, Vinicius ngacmoi tifozët e Atletico Madrid

Skuadra e Real Madrid u eliminua mbrëmë nga Kupa e Spanjës pasi u mposht 4:2 ndaj Atletico Madrid në 1/8 e finales.
Një video po qarkullon në rrjetet sociale ku shihet sulmuesi i Kombëtares së Brazilit, Vinicius Junior, shkruan Indeksonline
Vinicius ishte afër të shënonte një gol tejet të bukur, por Jan Oblak bëri një superpritje dhe ia mohoi shënimin yllit brazilian.
Pas kësaj goditje Vini u kthye nga tifozët e kundërshtarëve dhe i tha disa fjalë.
“Sa i mirë që jam”… ishte fjalia që tha Vini para tifozëve të Atletico Madrid./Indeksonline/