75 Mall Live Search
17:40 / E Shtunë, 20 Janar 2024 / Gj. Sh

E fitoi penalltinë, por s’e la ta godiste… zbulohet biseda mes Sanchos dhe Niclasit

Skuadra e Borussia Dortmundit fioi një tjetër ndeshje në Bundesliga, pasi mposhti 0:4 FC Kolnin në javën e 18-të.

Një tjëtër paraqitje  të mirë bëri futbollisti i Kombëtares së Anglisë, Jadon Sancho, shkruan Indeksonline

Sancho fitoi një penallti gjatë kësaj ndeshje dhe ishte pikërisht ky moment që shkaktoi një polemikë të vogël mes tij edhe bashkëlojtarit, Niclas Fullkrug.

Raportohet se Sancho ia kërkoi topin për ta goditur penalltinë, por sulmuesi gjerman nuk pranoi t’ia jepte.

“Më jep topin, më jep topin”, raportohet se i tha Sancho bashkëlojtarit të tij, por ky i fundit nuk pranoi.

Sancho luajti deri në minutën e 66’të dhe më pas ia liroi vendin, Byone-Gittens./Indeksonline/