75 Mall Live Search
19:00 / E Shtunë, 20 Janar 2024 / Gj. Sh

S’mund të rikthehej më mirë, Ivan Toney shënon supergol në Premier League

Skuadra e Brentfodit ka barazuar rezultatin ndaj Nottingham Forest në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në Premier League.

Golin për 1:1 e shënoi sulmuesi anglez, Ivan Toney në minutën e 19’të, shkruan Indeksonline

Toney shënoi një supergol nga gjuajtja e lirë për ta barazuar rezultatin.

Kujtojmë që kjo është ndeshja e parë e sulmuesit anglez pas rikthimit nga dënimi për baste që mori vitin e kaluar./Indeksonline/