75 Mall Live Search
19:18 / E Shtunë, 20 Janar 2024 / Gj. Sh

Ndeshja e fundit përgatitëse, Sahiti realizon me Hajduk Splitin

Skuadra e Hajduk Split e mbylli fazën përgatitore me fitore 1:3 ndaj Slask Wroclawin e Polonisë.

Gol në këtë takim shënoi edhe futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Emir Sahiti, shkruan Indeksonline

Sahiti shënoi golin e fundit në këtë ndeshje pak sekonda pa përfunduar takimi, duke lënë një “shije” të mirë te trajneri i klubit kroat.

Hajduk Spliti rikthehet menjëherë javën tjetër të luaj në HNL-n e Kroacisë. Më 28 janar, skuadra ku luan futbollisti kosovar do të ballafaqohet me Rijekan, në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të.

Kujtojmë që Hajduk Split është duke luftuar për titull kampion në Kroaci dhe momentalisht gjenden në pozitën e parë me 41 pikë./Indeksonline/