75 Mall Live Search
20:11 / E Shtunë, 20 Janar 2024 / Gj. Sh

Donat Rrudhani shënon gol të bukur dhe i jep fitore Young Boysit

Skuadra e Young Boys ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Grasshoppers në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në Superligën e Zvicrës.

Vetëm një gol u shënua në këtë ndeshje dhe ishte futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Donat Rrudhani që realizoi, shkruan Indeksonline

Rrudhani u inkuadrua në lojë në minutën e 63’të dhe vetëm pas 10 minutave shënoi një gol të bukur me këmbën e tij të majtë.

Futbollisti kosovar shënoi gol pas një asisti në zonën e 16-metërshit nga Blum.

Me këtë fitore, Young Boys shkon në kuotën e 41 pikëve në poziën e parë.

Kurse për Donat Rrudhanin ky ishte goli i parë këtë sezon me ekipin zvicran./Indeksonline/