75 Mall Live Search
13:10 / E Diele, 21 Janar 2024 / Gj. Sh

Ekskluzive: Llapi i ka borxh mbi 50 mijë euro Festim Alidemajt

Vitet e fundit shumë futbollistë të skuadrave kosovare kanë pasur probleme me pagat.

Një prej tyre është edhe futbollisti Festim Alidemaj.

Burime të IndeksOnline bëjnë të ditur se ish-skuadra e tij, Llapi ka një borxh mbi 50 mijë euro ndaj Alidemajt.

26-vjeçari i cili vitin e kaluar u largua nga Llapi në drejtim të Lirisë, luajti për dy vite për skuadrën nga Podujeva, ndërsa nuk u pagua pothuajse për një vit.

Burime të njëjta për IndeksOnline kanë konfirmuar se përpos Alidemajt, skuadra e Llapit iu ka borxh edhe disa futbollistëve të tjerë, por që shifrat janë dukshëm më të vogla.

IndeksOnline merr vesh se Llapi ka tentuar ta rikthej përsëri Alidemajn në skuadër gjatë afatit kalimtar të janarit, por që ai e ka refuzuar./IndeksOnline/