Festa kthehet në tragjedi, tre të vdekur dhe pesëmbëdhjetë të lënduar pasi festuan fitoren e Guineas në Kupën e Afrikës

Kombëtarja e Guinesë të premten ka shënuar fitore 1-0 ndaj Gambisë në Kupën e Afrikës, duke rritur shpresat për kualifikim në 1/16 e finales.
Pas kësaj fitore, në Guinea-Conakry filloi festa e cila në fund përfundoi me tragjedi, shkruan IndeksOnline.
Sipas mediave lokale gjatë festimeve tre persona kanë vdekur dhe 15 të tjrë janë lënduar në qytetin perëndimor të Coyah.
Lajmin e ka konfirmuar Dr. Mathieu Moussa Tèmbèdouno , mbikëqyrës i përgjithshëm i spitalit të prefekturës, për mediat lokale gjatë të shtunës mbrëma.
“Tre të vdekur dhe pesëmbëdhjetë të plagosur janë pritur në urgjencë” pas aksidenteve të ndryshme në rrugët e Coyah gjatë festimeve. Në mesin e tre të vdekurve kishte dy trupa nga vendi i ngjarjes, ndërsa i treti vdiq pas mbërritjes në spital “, tha mjeku./IndeksOnline/