75 Mall Live Search
16:21 / E Diele, 21 Janar 2024 / Gj. Sh

Veç 40 sekonda! Almeria befason Real Madridin dhe kalon në epërsi

Skaudra e Almerias ka shënuar golin e parë ndaj Real Madridit në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në La Liga.

Golin për 0:1 e shënoi sulmuesi belg, Largie Ramazani, shkruan Indeksonline

Ramazani shënoi vetëm pas 40 sekondave pas asistit nga bashkëlojtari i tij, Robertone.

Kujtojmë që kjo ndeshje nisi nga ora 16:15 dhe po zhvillohet në stadiumin “Santiago Bernabeu”./Indeksonline/