Liverpooli e ka seriozisht për titull, fiton ndaj Bournemouth

Skuadra e Liverpoolit shënoi një fitore të madhe në një teren tejet të vështirë, ndaj Bournemouthit me rezultatin 0:4 në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në Premier League.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, kurse në të dytën ekipi i Jurgen Klopp tregoi se kanë udhëtuar për t’i marrë tri pikët, shkruan Indeksonline

Golat për “The Reds” i shënuan: Nunez (2) dhe Diogo Jota (2).
Me këtë fitore, Liverpooli vazhdon kryesimin në Premier League me 48 pikë, pesë më shumë se vendi i dytë, Manchester City (43) që ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar./Indeksonline/