75 Mall Live Search
20:39 / E Diele, 21 Janar 2024 / Gj. Sh

Rama takon James O’Brien në Shkup para darkës me liderët e Ballkanit Perëndimor

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë fotografi nga takimi i tij me Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, James O’Brien.

Rama e O’Brien u takuan para fillimit të darkës së punës mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të administratës amerikane.

“Shkup – Me Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, James O’Brien, në vigjilje të darkës së punës mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të administratës amerikane e të BE”, shkruan Rama në Facebook.