Zyrtare: Gërvalla-Schwarz thotë se nga 22 shkurti udhëtojmë pa viza në Emiratet e Bashkuara Arabe

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka njoftuar se nga 22 shkurti i këtij viti, qytetarët do të mund të udhëtojnë pa viza në Emiratet e Bashkuara Arabe.
“Pas nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit mes Republikës së Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, sot kemi pranuar Notën Verbale nga Ministria e Jashtme e EBA-s, përmes së cilës jemi informuar se data e hyrjes në fuqi të Memorandumit të Mirëkuptimit, të nënshkruar me datën 11.01.2024, do të hyn në fuqi me datën 22.02.2024” ka thënë mes të tjerash Gërvalla-Schwarz.
Ky është njoftimi i plotë i saj:
Nga 22 shkurti i këtij viti, qytetarët e Republikës sonë udhëtojnë pa viza edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe
Pas nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit mes Republikës së Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, sot kemi pranuar Notën Verbale nga Ministria e Jashtme e EBA-s, përmes së cilës jemi informuar se data e hyrjes në fuqi të Memorandumit të Mirëkuptimit, të nënshkruar me datën 11.01.2024, do të hyn në fuqi me datën 22.02.2024.
Për përfundimin me sukses të këtij procesi falënderoj Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, për kontributin e dhënë në arritjen e kësaj marrëveshjeje mes dy shteteve, Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, z. Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan si dhe homologun tim Abdullah bin Zayid Al Nahyan.
Kështu, me hapa të sigurt po fuqizojmë subjektivitetin tonë ndërkombëtar dhe po arrijmë të zgjerojmë jo vetëm lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë.
Vazhdojmë me lajme të mira!