Zhduket një vajzë e mitur në Ferizaj

Një vajzë e mitur është zhdukur në qytetin e Ferizajt.
Rastin e ka raportuar dje në polici babai i saj.
Sipas raportimit, e mitura kishte dalë nga shtëpia që gjendet në rrugën “Kemajl Hetemi” pasditen e 21 janarit.
Nga ajo kohë nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj, raporton Indeksonline.
Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.