75 Mall Live Search
11:25 / E Mërkurë, 24 Janar 2024 / Gj. Sh

Aktori i Casa de Papel për ndeshjen Real Madrid-Almeria: Nuk më ftuan për vjedhje në Bernabeu

Skuadra e Real Madridit ditë parë shënoi një fitore të madhe në shtëpi ndaj Almerias në La Liga.

Por, kjo ndeshje u mbyll me shumë polemika ndaj gjyqtarit kryesor dhe sistemit të teknologjisë, VAR, shkruan Indeksonline

Madje komentet kanë shkuar edhe përtej sportit. Aktori i njohur i serialit Casa de Papel, Darko Peric ka folur në lidhje me ndeshjen Real Madrid – Almeria.

“Jo, unë nuk isha i ftuar në vjedhjen në Santiago Bernabeu ndaj Almerias”, ishte përgjigja e Peric

Kujtojmë që Real Madrid fitoi 3:2 dhe ishte në disavantazh prej dy golave./Indeksonline/