Dikur luanin ndeshjet e Superligës, sot fusha e futbollit në Kishnicë në gjendje të tmerrshme

Futbolli i Kosovës po shkon duke u rritur në aspektin e cilësisë, por në atë infrastrukturor vetëm duke u dëmtuar.
Stadiumi i famshëm në Kishnicë, i mbajtur nga Komuna e Graqanicës, ku luante klubi i Hajvalisë është në gjendje të tmerrshme, shkruan Indeksonline
Madje aty s’ka mbetur asnjë shenj për të treguar që dikur ka qenë fushë futbolli dhe jo një livadh dhe me mbeturina e lloç.
Në këtë fushë luanin emra të mëdhenj të futbollit kosovar, por tani s’mund të përjetojnë as nostalgji kur të kalojnë në rrugët që çojnë drejt stadiumit.


