Pas 13 viteve Chicharito rikthehet te ‘dashuria e vjetër’

Javier Hernadez i njohur si Chicharito, tashmë është futbollist i ri i skuadrës meksikane, Guadalajara Chivas.
35-vjeçari është rikthyer te skuadra me të cilën bëri debutimin si profesionalist, shkruan IndeksOnline.
Javier debutoi me Chivas në vitin 2006 derisa u largua drejt Manchester Unitedit në vitin 2010.
Pas kohës së tij në Angli, Hernández u transferua në Real Madrid, me të cilin ishte kampion i Kupës së Botës për Klube.
Ai posashtu ka veshur fanellën e skuadrave si Bayer Leverkusen, Sevilla, West Hamdhe Los Angeles Galaxy.
Chicharito është golashënuesi më i mirë në historinë e Kombëtares së Meksikës me 52 gola./IndeksOnline/