Trajneri i Union Berlinit e godet me shuplak në fytyrë Sanen (VIDEO)

Trajneri i Union Berlinit, Nenad Bjelica është përjashtuar me karton të kuq, në ndeshjen ndaj Bayern Munchenit.
Ai u ndeshkua direkt me karton të kuq pasi ka goditur me shuplakë sulmuesin, Leroy Snae, shkruan IndeksOnline.
Bjelica u largua nga fusha në minutën e 74-të.
Ngjarja nisi kur Sane shkoi ta merrte topin për të nisur me shpejtësi lojën.
Tekniku kroat nuk e lëshoi topin nga duart dhe sulmuesi i Bayernit e goditi me inat, ndërsa Bjelica reagoi duke e goditur me shuplak në fytyrë.
U dasht ndërhyrja e stafit teknik për të qetësuar situatën./IndeksOnline/