“Jam i lodhur”, Williams udhëtoi 12 orë dhe mposhti Barcelonën: Do doja të festoja me birra, por…!

Skuadra e Barcelonës u eliminua mbrëmë nga Copa del Rey pasi u mposht ndaj Athletic Bilbao me rezultatin 4:2.
Futbollisti që bëri punë të madhe në këtë ndeshje ishte Inaki Williams, i cili udhëtoi 12 orë për të arritur në këtë takim, shkruan Indeksonline
Pas ndeshjes, Williams u pyet nga gazetarët se a do të festoj me shokët e tij dhe ai u përgjigj:
Të them të drejtën do doja të shkoja me shokët me festu me birra, por jam i lodhur dhe po shkoj në shtëpi”.
Kujtojmë që pikërisht dy vëllezërit Williams eliminuan Barcelonën nga Copa del Rey me dy golat në minutat e fundit të vazhdimeve./Indeksonline/