75 Mall Live Search
20:16 / E Enjte, 25 Janar 2024 / Gj. Sh

Keqpërdorimet me patentë shoferë, Durmishi ua shkëput kontratat 3 ekzaminerëve

Zëvendës Ministri i Infrastruktures, Hysen Durmishi, ka bërë të ditur se ka marur vendim për shkëputje të marëdhënies së punës për tre ekzaminer të angazhuar në departamentin për Patentë shofer.

Sipas tij, këtë veprim e ka bërë pas dyshimeve për keqpërdorime të mëdha në procesin e punës.

Ndërsa ka njoftuar se ditët në vazhdim do të prezentojë të gjitha të gjeturat që lidhen me keqpërdorime në njësitë për patentë shofer në Kosovë.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Sot kam nxjerrë vendim për shkëputje të marëdhënies së punës për tre ekzaminer të angazhuar në departamentin për Patentë shofer.

Këtë veprim e kam bërë pas informatave për dyshime të bazuara në keqpërdorime të mëdha në procesin e punës.

Ditëve në vazhdim do të prezentojmë të gjitha të gjeturat që lidhen me keqpërdorime shumë të mëdha në njësitë për patentë shofer gjithandej Kosovës.