75 Mall Live Search
09:21 / E Premte, 26 Janar 2024 / L K

Hajnat i thyen banesën e prokurorit në Prishtinë

Një prokuror ka raportuar në Polici se ka qenë cak i vjedhjes.

Ai ka thënë se nga banesa e tij në Prishtinë të enjten i janë vjedhur gjësende.

“Ankuesi mashkull kosovar (prokuror i shtetit) ka njoftuar policinë se nga persona të panjohur në korridorin brenda banesës së tij i është vjedhur portofoli me dokumente personale dhe dy palë çelësa të banesës”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, ndërsa nuk tregohet emri i prokurorit.

Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa nga Policia thuhet se po e heton rastin.