Shabanhaxhaj nis stërvitjet me Rubin Kazanin

Futbollisti shqiptar, Dardan Shabanhaxhaj ka filluar stërvitjen me skuadrën e tij të re, Rubin Kazan.
Dje gjatë ditës, klubi rus zyrtarizoi transferimin e 22-vjeçarit në mënyrë fantastike, shkruan Indeksonline
Sot, sulmuesi anësor ka filluar stërvitjen me klubin e Rubin Kazan, aty ku luan edhe sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku.
Kujtojmë që transferimi i Shabanhaxhajt nga NS Mura i kushtoi klubit rus rreth 1.2 milionë euro./Indeksonline/