Çfarë ndeshje, Medvedev kualifikohet në finale të Australian Open

Danii Medvedev është kualifikuar në finalen e madhe të Australian Open.
Pas 4 orë e 22 minuta, Medvedev mposhti 3-2 në sete tenistin Aleksandr Zverev, shkruan Indeksonline
Tenisti rus ishte në disavantazh 2:0 në sete dhe arriti ta rikthente lojën në pronësi të tij.
Në finalen e madhe, Medvedev do të luaj ndaj Janik Sinner, i cili sot mposhti Novak Djokovicin./Indeksonline/