”Do të fle më mirë!”/ Guardiola komenton vendimin e Kloppit

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola ka folur për vendimin e fundit të Jurgen Klopp, i cili tha se do të largohet nga Liverpuli në fund të sezonit.
Tekniku spanjoll tha se do të fle më mirë, pasi para çdo ndeshje me Liverpulin ishte një makth për të, shkruan IndeksOnline.
“Klopp largohet? Do të fle më mirë! Një ditë para se të luaja me Liverpoolin, ishte gjithmonë një makth. Rivali më i mirë që kam pasur ndonjëherë në jetën time. I uroj gjithë të mirat. Ai do të kthehet, jam i sigurt.”, tha Guardiola.
Ai foli gjithashtu për të ardhmen e tij dhe tregoi se a do të largohet nga Manchester City.
“Jam mire faleminderit. Dua ta bëj edhe një vit. Ndoshta edhe mund ta zgjas…”, deklaroi spanjolli./IndeksOnline/