Futbollisti i Atalantas shënon golin e javës në Serie A

Atalanta e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi të dyfishtë ndaj Udineses, në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të Serie A.
Epërsinë skuadrës bergamase ia dha Aleksei Miranchuk, në minutën e 33-të, shkruan IndeksOnline.
Futbollisti rus shënoi një gol të bukur me thembër pas asistimit të Charles De Ketelaere.
Në fund të pjesës së parë Gianluca Scamacca dyfishoi epërsinë e Atalantas në 45+1./IndeksOnline/