75 Mall Live Search
13:35 / E Diele, 28 Janar 2024 / Gj. Sh

Sinner ”mbret” i Austalian Open, nuk i llogarit serbin e rusin

Jannik Sinner është fitues i Australian Open për vitin 2024.

Tenisti italian bëri një rikthim senzacional në finale, duke e mposhtur rusin Daniil Medvedev me rezultat 3-2 në sete (3-6; 3-6; 6-4; 6-4; 6-3), shkruan IndeksOnline.

22-vjeçari u bë italiani i parë që e fiton Australian Open pas Adriano Panatta në vitin 1976.

Kujtojmë që Sinner në gjysmëfinale mposhti edhe serbin Novak Djokovic./IndeksOnline/