HISTORIKE/Ish-komandati i UÇK-së, Talat Xhaferi zgjidhet kryeministër i Maqedonisë së Veriut

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut kanë votuar për kryeministër të qeverisë maqedonase, Talat Xhaferin.
Me 65 vota për dhe pas pas një debati rreth dy orë, deputetët kanë votuar Xhaferin në krye të qeverisë teknike. 3 deputetë nga ana tjetër kanë votuar kundër.
Duke prezantuar pjesë nga programi i tij, Xhaferi në gjuhën shqipe ka thënë se prioritet i tij do të jetë ruajtja dhe kultivimi i marrëdhenieve me BE-NATO-n dhe ShBA-në.
Xhaferi para dy dite pati dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. /IndeksOnline/