75 Mall Live Search
18:10 / E Diele, 28 Janar 2024 / Gj. Sh

Arritje e madhe e futbollistit të Ballkanit, Qëndrim Zyba i bashkohet Ernest Muçit te Legia?

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Qëndrim Zyba është afër marrëveshjes me skuadrën e njohur nga Polonia, Legia Warsawa.

Siç raportohet, Zyba tashmë ka arritur marrëveshje personale me klubin polak dhe pritet vetëm zyrtarizimi, shkruan Indeksonline

22-vjeçari pritet t’i bashkohet futbollistit shqiptar, Ernest Muçi në Legia.

Vlera e transferimit ende nuk është bërë e ditur, por vlera e lojtarit të Ballkanit në sajtin “Transfermarkt” është 500 mijë euro./Indeksonline/