Ahmeti: Marrëveshja e Ohrit na bëri zot në shtëpinë tonë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në një intervistë për Klan Kosova, ndër të tjera foli edhe për marrëveshjen e Ohrit.
Ai u shpreh se ajo është një marrëveshje, që siç tha ai, i bëri zot në shtëpinë e tyre.
“Unë kur jam ulur në 2002-tën me politikanën që asokohe fitoi LSDM dhe unë nuk kam hezituar të them që unë më qiragji nuk jam, në tokën time. Prandaj, marrëveshja e Ohrit mua më bën zot në shtëpinë time”, u shpreh ai.