“Unë jam Xabi Alonso dhe po shkoj në Liverpool”, mashtrimi që po bëhet në Tajlandë për të fituar para

Në Tajlandë po keqpërdoret imazhi i trajnerit të Bayer Leverkusen, Xabi Alonsos. Keqpërdorimi ka filluar pas njoftimit të dorëheqjes së Klopp në fund të sezonit nga Liverpooli dhe spekulimeve se Alonso do të jetë pasuesi i tij.
“Përshëndetje, unë jam Xabi Alonso. Sezonin tjetër do të drejtoj Liverpool-in, por më duhen ende pak para për biletat e avionit”, është mesazhi që mashtruesit ua nisin qytetarëve në gjuhën tajlandeze.

Mesazhi dërgohet nga një profil i verifikuar me foton e Xabi Alonsos. Shumë qytetarë kanë rënë pre e mashtrimit dhe kanë nisur para në xhirollogarinë e mashtruesve.
Autoritetet tajlandeze këshillojnë shmangien e mesazheve të dyshimta dhe mos kryerjen e transfertave të parave ose aksesin në lidhje që mund të shkarkojnë programe që vjedhin në mënyrë të paligjshme të dhëna dhe fjalëkalime nga aplikacionet bankare ./Indeksonline/