75 Mall Live Search
18:09 / E Martë, 30 Janar 2024 / k.v

Llapi transferon mbrojtësin e Vushtrrisë

Llapi është përforcuar me mbrojtësin e Vushtrrisë, Landrit Rama. Për transferimin ka njoftuar skuadra llapjane të martën.

“Drejtuesit e klubit dhe futbollisti kanë gjetur gjuhën e përbashkët për bashkëpunim dhe kësisoji Rama nga ky sezon do jetë pjesë e rëndësishme e klubit. Rama është bashkuar me klubin dhe ka përfunduar gjitha përgatitjet para-sezonale, teksa do jetë i gatshëm të paraqitet qysh nga ndeshja e parë për Kupë ndaj Trepçës ’89”, ka njoftuar Llapi, duke shtuar se bëhet fjalë për një kontratë tri vjeçare.

Rama është transferimi i parë i klubit në afatin kalimtar të janarit.