75 Mall Live Search
23:05 / E Mërkurë, 31 Janar 2024 / S Z

Havolli: “Banka Komerciale” nuk ka pasur rrugë tjetër, përveç mbylljes vullnetare

Ish zëvendësguvernatori i BQK-së Sokol Havolli , ka reaguar lidhur me mbylljen e “Bankës Komerciale” të Serbisë në Kosovë. Havolli ka thënë se “Komercijalna Banka” e Serbisë nuk ka pasur rrugë tjetër ligjore përveç mbylljes vullnetare. Sipas tij po që se e kundërshton këtë, likuidimi është i detyrueshëm, pasi që këtë e përcakton ligji.

“Deputetja Hykmete Bajrami shpalose një mashtrim të komunikatës së sotme të BQK-së. Ata thirren në një proces të dialogut mbikëqyrës, por e vërteta është se “Komercijalna Banka” e Serbisë nuk ka pasur rrugë tjetër ligjore përveç mbylljes vullnetare, e po që se kundërshton këtë, likuidimi i detyrueshëm. Këtë e përcakton ligji. E po ashtu qëndrimet e vazhdueshme se nuk lejohet shitja e operacioneve te “Komercijalna Banka” në Kosovë të licencuara nga UNMIK, por vetëm mbyllja janë qëndrime të ndërtuara në 2-3 vitet e fundit. Këtë qëndrim ndjehem krenar që e kam mbajtur si Zëvendësguvernator i BQK-së gjatë mandatit tim. Këto qëndrime janë të arkivuara brenda mekanizmave të shtetit dhe sigurisë”, ka shkruar Havolli në Facebook.