75 Mall Live Search
12:32 / E Enjte, 01 Shkurt 2024 / LB

Shteti i vë shiritin pompës së derivateve “Patroni”, pronën e merr Ministria e Bujqësisë

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka ndërmarrë një aksion për lirimin e dy pronave publike që ndodhën në hyrje të Prishtinës.

Për këtë aksion, ministria e Bujqësisë ka kërkuar edhe asistencën e Policisë së Kosovës.

Ekipi i IndeksOnline ndodhet në vendin e ngjarjes prej nga raporton se tanimë pompës së derivateve i është vendosur shiriti dhe nga ky moment nuk i lejohet të funksionoj më.

Më poshtë pamjet: