75 Mall Live Search
23:42 / E Enjte, 01 Shkurt 2024 / Gj. Sh

Departamenti për rini do të largohet nga ministria që drejton Çeku

Do të mbetet vetëm Ministri e Kulturës dhe e Sportit.

Kjo ngase Departamenti për Rini, do të hiqet shumë shpejt nga dikasteri që drejton Hajrulla Çeku. Dhe këtë e ka konfirmuar vetë ministri në Rubikon të Klan Kosovës.

“Strategjia për rini do të miratohet shumë shpejt. Janë dy dokumente që do të nxirren nga ministria dhe rinia do të bëhet çështje kombëtare. Po e heqim [nga ministria]”, ka thënë Ceku.

“Kjo është politika, që e bie rreth diskutimit të zhvillimit të rinisë dhe qysh të pengohet ikja e tyre nga vendi. Unë besoj që një ministri për rini ka qenë gabim. Nuk mundet një ministri të merret me rininë”.